Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Armand Duka: Kur do të zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares!

Armand Duka: Kur do të zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares!
Pasi shkarkoi Kristian Panuçin, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë të ditur se, kur do të vendoset trajneri i ri i Kombëtares. Ndërkohë që ndodhet në Shkodër, Duka nuk ka dhënë ndonjë emër konkret, por thotë se, trajneri i ri do të zgjidhet javën e ardhshme.

“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës.",- tha Duka./K.C/dritare.net