Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori austriak: Shqipëria kthehet 20 vite mbrapa sa herë ka zgjedhje

Ambasadori austriak: Shqipëria kthehet 20 vite mbrapa sa herë ka
Ambasadori Austriak në Shqipëri, Johann Sattler ka komentuar krizën politike në Shqipëri duke thënë se vendi kthehet 20 vite pas sa herë që ka zgjedhje.

Sipas Sattler ky kthim mbrapa vjen për shkakun se çdo dy vite që ka zgjedhje njëra palë politike i bojkoton ato dhe pala tjetër këmbëngul të zhvillohen. Ndërkohë ambasadori austriak i është referuar edhe presidentit duke thënë se një palë e tretë zhdekreton zgjedhjet.

“Çdo dy vite që ka zgjedhje Shqipëria kthehet 20 vite pas në kohë sepse dikush vendos të mos futet në zgjedhje, dikush tjetër t’i mbajë ato, ndërsa dikush vendos t’i zhdekretoj”, u shpreh Sattler. /e.k-Dritare.net