Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alfred Moisiu: Ilir Meta, s'mund të përfaqësojë kombin nëse bëhet palë

Alfred Moisiu: Ilir Meta, s'mund të përfaqësojë kombin
Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ka rekomanduar Presidentit Ilir Meta, që nëse dëshiron që të zgjidhe krizën, nuk mund të bëhet palë por të debatojë në respektimin dhe në kërkesën për respektimin e kushtetutës.

Në një kohë kur sulmet mes qeverisë, dhe Presidentit janë si kurrë më parë, Moisiu duke folur për OraNews ka këtë apel për Metën: Përfaqësojnë unitetin e kombit dhe unitetin e kombit nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë ose merr pjesë në debatet e ndryshme politike. Presidenti bën debate kushtetuese për mbrojtjen e kushtetutës dhe interesave të vendit. Unë u përpoqa të jep një shembull, të cilin e ndjek sipas eksperiencës./ I.M-Dritare.net