Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alarmi i të nxehtit! Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta

Shqipëria do të përfshihet sot nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta kalimtare priten kryesisht në zonat malore të jugut.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare, ndërsa në bregdet dhe në lugina mund të ketë përforcime të përkohshme. Në det pritet një valëzim i lehtë, me forcë 1–2 ballë.

Meteorologët parashikojnë temperatura të larta gjatë ditës, ndërsa ditët në vijim pritet të vijojnë me kushte të nxehta dhe të thata. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë orëve të pikut të temperaturave dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell./L.F-dritare.net