Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Pse ka rëndësi vota e diasporës për Ramën. Flet gazetari nga Athina!

Pse ka rëndësi vota e diasporës për Ramën. Flet

Robert Goro gazetar në Athinë thotë se vota e diasporës do të përcaktojë fituesin në këto zgjedhje. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV zoti Goro, u shpreh se kryeministri Rama e ka më të lehtë fushatën në Shqipëri, ndaj gjithë fokusin e ka zhvendosur në diasporë, për të marrë votat e shqiptarëve jashtë atdheut.

“Beteja elektorale e Edi Ramës në Shqipëri, është relativisht e lehtë. Beteja e madhe është në diasporë. Jo më kot shumicën e baterive i ka fokusuar në diasporë. Ju e shikoni që ka një fushatë të madhe në diasporë. Sidomos këtu në Greqi. Mendoj se Ramën në diasporë e shqetësojnë partitë e reja dhe se diaspora do të përcaktojë fituesin në këto zgjedhje”./L.F-dritare.net