
Aksidenti tragjik për 3 të rinjtë: Kishin konsumuar alkool dhe drogë!
E Martë 2 Janar 2024, 08:08
Dritare.net

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 3 të rinj, mes tyre dy shqiptarë. Sipas mediave italian, nga autopsia është konstatuar se të rinjtë nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope.
Ky është rezultati i analizave nga trupat e tre të rinjve që humbën jetën më 8 dhjetor pas një mbrëmje festimi me miqtë. Tre njëzet vjeçarët, Altin Hoti , pronar i BMW 5, Egli Gjeci dhe Giulia Di Tillio.
Autopsia po ashtu ka zbuluar se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool dhe hashash apo marihuanë. Vajza, Giulia Di Tillio, megjithatë, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope./ M.K-dritare.net

















