Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aktori i njohur i humorit largohet nga “Portokallia”

Aktori i njohur i humorit largohet nga “Portokallia”
Sezoni i ri sjell shumë ndryshime për programet e njohura televizive dhe për personazhet e ekranit. Disa ndërrojnë ekran, e të tjerë largohen prej tij. Një prej tyre është edhe aktori i “Portokallisë” Erion Isai, i cili ka konfirmuar largimin nga ky program. Pas 15 vjetësh, ai ka vendosur të largohet, por pa dhënë asnjë sqarim për arsyen e kësaj tërheqjeje, ndërkohë që është përfolur në medie për një përplasje me regjisorin Altin Basha. Teksa falënderon mbështetësit, miqtë, kolegët, ndjekësit dhe fansat e tij, ai kërkon mbështetje për çdo rrugë të re që do të ndërmarrë.

Postimi i plotë

Per cdo lajm, mik apo te kuriozuar, qe me ka pyetur apo ka dashur te dije. Sot e kam nje pergjigje.... Po!

Kam vendosur te mbyll angazhimin tim ne Portokalli. Pas viteve qe me jane dukur si dite, nga nje 15- vjecar, sot ne nje baba i nje vajze, largohem nga Portokallia. Nuk e di sa i kam dhene por di se shume me ka dhene. Faleminderit te gjithe aktoreve, miqve te mi, skenaristeve, qe kane qene gjithmone "nje dore e forte" e nje "mendie" me shume ne kete rruge te perbashket. E pa dyshim faleminderit Top Channel, ekranit qe me dha mundesine e jetes!

Faleminderit ju qe me keni ndjekur, ne televizion e ne rrjete sociale. Ju qe keni pelqyer punen, per kenaqsine e suksesit qe me keni dhene. Ju qe s'me keni pelqyer, per "uljen me kembe ne toke" qe me keni bere.

Rruget dhe sfidat e reja, me pelqejne, ndaj mbeshtetja juaj, perkrahja juaj ma ben me te bukur e me te lehte, cdo rruge te re. Faleminderit!/L.P- Dritare.net