Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aktivisti: Ja pse protestova në Dragot kundër zhvarrimeve!

Aktivisti: Ja pse protestova në Dragot kundër zhvarrimeve!
Në një lidhje direkte në emisionin “Arena nga Dritan Hila” në “Ora News” aktivisti i ҫështjeve kombëtare, Arben Kola ka folur në lidhje me protestën e organizuar në Dragot kundër marrëveshjes Kotzias-Bushati në lidhje me varrezat e ushtarëve grekë.

“Marrëveshja e nënshkruar në Korҫë mes Ministrave Bushati dhe Kotzias përbën një shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe interesave kombëtare, dhe qëllimi djallëzor i kësaj marrëveshje është se përkon me vitin 1913 kur mbreti i Greqisë erdhi në Korҫë me pretendimet territorial të Vorio Epirit, dhe pikërisht në këtë datë kemi edhe marrëveshjen Kotzias-Bushati, që është një marrëveshje tradhtare e klikës 27 vjeҫare.”,-ka thënë Kola.

Aktivisti ka vazhduar më tej duke deklaruar se me këtë marrëveshje, po gatuhet diҫka që ai e quan, kundër kombit shqiptar.

“Në lidhje me marrëveshjen e varrezave, e ndjej që diҫka e keqe po gatuhet kundër kombit shqiptar.”,-ka shtuar aktivisti.

Arben Kola, ka deklaruar se për këtë marrëveshje ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e saj, teksa sjell në vëmendje shfuqizimin e marrëveshjes së detit.

“Ne do të dorëzojmë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, dhe pas kësaj kërkojmë që të anulohet marrëveshja Rama-Bushati. Ne kërkojmë reciprocitet, sepse ne nuk jemi kundër popullit grek, por jemi kundër politikës ogurzezë të Greqisë dhe Kishës greke më në krye Janullatos”,-ka përfunduar ai./ I.M-Dritare.net