

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare përfshihet në një aksident. Ai po udhëtonte me makinën e tij për të marrë pjesë në emisionin “Të bësh ekonomi” në News 24, e cila bëri të ditur për BalkanWeb, se i ftuari i saj nuk mundi të ishte në studio ku po diskutohej për turizmin për shkak të aksidentit që pati në rrugë.
Ndonëse pa pasoja për jetën, Tare u detyrua të qëndrojë në rrugë, në pritje të policisë për më shumë se 30 minuta. Siç shihet edhe nga fotot, mjeti i tij është dëmtuar në krahun e shoferit.
Duket se dita e sotme ka shkuar ters për Taren, pasi më herët i’u desh të shkonte në ambulancë për tu mjekuar pasi kishte përplasur kokën me shkallët e zyrës.

















