Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidentet me pasojë vdekjen, dënimi do shkojë deri në 18 vjet burg

Aksidentet me pasojë vdekjen, dënimi do shkojë deri në 18
Çdo shofer i dehur apo nën efektin e alkolit, që shkakton aksident me pasojë vdekjen, do të dënohet njësoj si të ketë vrarë. Deri në 18 vjet burg do të shkojë dënimi në rastet e ngjashme me ato të Kamzës, ku efektivi i policisë mbeti i vdekur nga përplasja e Lexus-it, që drejtohej nga Arnold Kola.

ReportTv publikoi një kopje të propozuar nga ekspertët të prjektligjit, ku është futur edhe termi “vrasje” nga mos respektimi i normave të sjelljes në rrugë.

Në faksimilen e Ministrisë, neni 290-1 formulohet si më poshtë “Cilido që shkakton vdekjen e një personi duke shkelur normat e sjelljes rrugore do të dënohet me burg nga 2 deri në 7 vite”

Dënimi më i rëndë që propozohet me ndryshimet e kodit penal është ajo e pikës 2 ku çdo person në ndikimin e alkoolit, drogës që shkakton me automjet aksident nga pakujdesia me vdekjen e një personi dënohet nga 8 vite në 10 vite burg. Kjo pikë shtohet si risi pasi aktualisht aksidenti me pasojë vdekjen i shkaktuar nga një drejtues mjeti nën efektin e alkoolit apo lëndëve psikotrope ka si masë ndëshkuese 3 vite burg. Ndëshkimet e reja të propozuara për shkelësit e ligjit prekin dhe drejtuesit e motorrave dhe çiklomotorrave që nuk respektojnë rregullat dhe për ta.

Ndërsa çdo aksident me pasojë vdekjen e një apo më shumë personave e shkaktuar nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit si manovër e gabuar, mosrespektim kufizim shpejtësie, semafori dhe sensin e lëvizjes propozohet të ndëshkohet me dënim maksimal deri në 18 vite.

Ndëshkimi rritet dhe për drejtuesit e mjeteve të cilët largohen nga vendi i aksidentit, kur ata kanë shkaktuar vdekjen e një personi marrin një dënim shtesë prej 5 vitesh dhe tre vite për ata që largohen dhe pse kanë shkaktuar një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori.