Agron Shehaj grabiti marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA, reagon Rama
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të regjistruar në Kuvend me marrjen e dokumentit konfidencial të marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA nga Agron Shehaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka akuzuar kreun e Partisë Mundësia për marrjen e një materiali të klasifikuar dhe ka kërkuar nisjen e hetimeve nga prokuroria. Në reagimin e tij, kryeministri ka komentuar edhe rrëzimin e punonjëses së Kuvendit gjatë ndjekjes së Shehajt, duke shprehur keqardhje për ngjarjen dhe duke thënë se ajo fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda.
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
"Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin
Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit,", shkruan Rama./K.C/dritare.net