Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A është e sigurt të udhëtosh në Francë dhe Spanjë tani?

Zjarret masive në disa zona të Francës dhe Spanjës kanë shkaktuar evakuime të mëdha dhe ndërprerje të qarkullimit, duke ngritur shqetësime për turistët që kanë planifikuar pushimet në këto vende.

Në Francë, situata është veçanërisht e rënduar në disa zona të jugperëndimit, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të lartë nga zjarret dhe mundësi kufizimesh në qarkullim apo evakuime të reja. Në Spanjë, zjarret kanë prekur disa zona të brendshme të vendit, përfshirë rajonet pranë Madridit dhe Ávilës.

Autoritetet këshillojnë turistët që ndodhen ose planifikojnë të udhëtojnë në zonat e prekura të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe shërbimeve të emergjencës. Për momentin, nuk ka një këshillë të përgjithshme për të shmangur udhëtimet në të gjithë Francën apo Spanjën, por situata mund të ndryshojë në varësi të përhapjes së zjarreve.

Ekspertët e sigurimeve këshillojnë udhëtarët të kontrollojnë policat e tyre, pasi mbulimi për anulime apo ndërprerje të udhëtimit për shkak të fatkeqësive natyrore ndryshon nga një kompani në tjetrën.

Ndërkohë, turistët që kanë planifikuar udhëtime në ditët në vijim këshillohen të kontaktojnë kompaninë ajrore, operatorin turistik ose hotelin përpara se të marrin vendimin për anulimin e rezervimeve.

Udhëtimi në Francë dhe Spanjë është ende i mundur në shumë zona, por turistët duhet të tregohen të kujdesshëm, të kontrollojnë situatën lokale dhe të ndjekin njoftimet zyrtare përpara nisjes./L.F-dritare/net