Shehaj përjashtohet për 60 ditë nga Kuvendi, Manja: Do e çojmë edhe në Prokurori
Dritare.net

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë të deputetit Agron Shehaj, pasi mori një dokument konfidencial me SHBA-në dhe e nxori atë jashtë sallës “Gerti Bogdani”. Deputetët e Partisë Demokratike kanë votuar kundër masës disiplinore.
Ministri Ulsi Manja deklaroi për gazetarët: “Rasti i tij është i përsëritur. Sekretariati i Etikës ka marrë edhe herë të tjera masa disiplinore ndaj Agron Shehajt. Rasti i djeshëm është i paprecedentë, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të jetë fshirë vija e respektit reciprok”.
Manja shtoi se periudha e përjashtimit nuk përfshin kohën gjatë së cilës Parlamenti është i shpërndarë për pushimet verore. Ai bëri gjithashtu të ditur se do të ketë një referim në Prokurori ndaj Shehajt për shkelje të konfidencialitetit, pasi ka nxjerrë materialin jashtë ambienteve të përcaktuara nga Kryetari i Kuvendit./K.C/dritare.net