Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

25 fotot më të dhimbshme që mund të keni parë ndonjëherë

25 fotot më të dhimbshme që mund të keni parë
Njerëzit tani shkrepin shumë foto vetëm një ditë, dhe çdo moment që ata e kanë të ruajtur në fotot e tyre janë të veçanta, edhe pse ndonjëherë mund të mos jenë fotot ideale.

Foto me familjen, të afërmit apo shoqërinë, ndikojnë shumë mirë në gjendjen tuaj emocionale, sepse edhe nëse një ditë do i keni larg ata, përmes fotove do kujtoni të gjitha momentet që keni kaluar sëbashku.

Sot mund të shikoni shumë foto të dhimbshme, që ndoshta asnjëherë nuk i keni përjetuar personalisht.

Dritare.net në artikullin e sotëm ju sjell disa prej fotove më të rralla, të shkrepura përgjatë historisë së njerëzimit.

Secila nga fotot e mëposhtme tregon histori të njerëzve të ndryshëm, luftën, triumfin, mposhtjen dhe dashurinë që na mban lidhur edhe në momentet më të vështira.

Një fshatar i guximshëm që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar macet e humbura gjatë përmbytjeve masive në Cuttack City, foto e realizuar nga Biswaranjan Rout / AP

Veterani rus i Luftës së Dytë Botërore gjeti këtë tank të vjetër që qëndronte si një monument në një qytet të vogël rus. Ishte i njëjti tank që u përdor gjatë luftës, foto nga  englishrussia.com

Greg Cook bashkohet me qenin e tij Coco, pasi e kishte humbur kur shtëpia e tij në Alabama u shkatërrua nga një Tornado në mars 2012, foto nga  Gary Cosby Jr. / AP

Zainer, ishte qeni të cilit iu bë ceremonia e varrimit me nderime të plota në vitin 2000. Ai merrej me shpëtimin e mijëra jetëve gjatë shpërthimeve serik të Mumbait në mars 1993 kur zbuloi mbi 3.329 kg eksplozivë RDX, 249 granata dore, 600 detonatorë dhe 6406 raunde të gjalla municion, foto nga  STR News / Reuters

Mbajtja e dorës ndihmëse për urinë, foto nga  Mike Wells

Terri Gurrola,  përqafim dhe lot, takon vajzën e saj pas 7 muajsh qëndrimi në Irak, foto nga  Louie Favorite

Një i moshuar afgan, që u ofron çaj ushtarëve në luftë, foto nga Rafiq Maqbool/AP

Pamje e  perëndimit të diellit në Mars, foto nga nasa.gov

Më prit mua babi, foto e shkrepur nga Claude P. Dettloff në New Westminster, Kanada më 1 tetor 1940, nga  Claud Detloff

Një grua është ulur në rrënojat e qytetit të saj pas një tërmeti shkatërrues dhe tsunami që goditi Natori, në Japoninë  veriore, mars 2011, nga Asahi Shimbun, Toshiyuki Tsunenari / AP

Një djalë që përpiqet të ndihmojë babanë e tij alkoolik, foto nga  imgur.com

Një burrë që bie nga lartësitë, Qendra Botërore e Tregtisë, foto nga Richard Drew / AP

Qeni besnik, i ulur pranë varrit të pronarit të tij, në ditën e dytë pas varrimit, tragjedi qe ndodhi si shkak i një rrëshqitjeje shkatërrimtare në afërsi të Rio de Janeiro në vitin 2011, foto nga Vanderlei Almeida 

Në rrënojat e një fabrike të shembur ky çift u gjet në përqafim, foto nga Taslima Akhter

Burrat e pastrehë presin jashtë një xhamie në Nju Delhi, Indi, duke pritur shpërndarjen e ushqimit falas, foto nga Tsering Topgyal / AP

Zjarrfikësit ndihmojnë një koalë në Victoria, Australi gjatë bushfires të së Shtunës së Zi në 2009, foto nga abc.net.au

 29-vjeçari Hhaing Yu që qan para shtëpisë së tij, të shkatërruar nga cikloni Nargis që goditi Myanmarin jugor në vitin 2008, duke lënë miliona njerëz pa shtëpi dhe mbi 100,000 të vdekur, foto nga  Brian Sokol

Ushtari rus duke luajtur në një piano të braktisur të gjetur në Çeçeni, 1994, foto nga  drugoi.livejournal.com

 Të krishterët dhe myslimanët që mbrojnë sëbashku  njëri-tjetrin gjatë kryengritjeve të vitit 2011 në Kajro, Egjipt, foto nga Nevine Zaki

Fotoja e të riut, vetëm pak çaste pas gjetjes së vëllait të tij të vrarë, nga Nhat V. Meyer

12- vjeçari Diego Frazão Torquato,  luan violinë në funeralin e mësuesit të tij. Mësuesi i cili  e ndihmoi të shpëtonte nga varfëria dhe dhuna përmes muzikës, foto nga  salvemasnossascriancas.blogspot.com

  Shenjat që njerëzit kanë bërë në muret e dhomës, kur po mbyteshin nga gazi Auschwitz, foto nga kligon5

Babai dhe djali, atëherë dhe tani, 1949 dhe 2009, foto nga Vojage-Vojage

Kirurg i zemrës së zemrës pas përfundimit të një operacioni të suksesshëm të transplantimit të zemrës që zgjati 23 orë. Edhe ndihmësi i tij, dallohet që po fle në një qoshe, foto nga James Stanfield./Përshtati nga faithidea.com-A.C.dritare.net