Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 gjëra rreth paraqitjes tuaj, që ju bëjnë të dukeni jo tërheqëse

10 gjëra rreth paraqitjes tuaj, që ju bëjnë të dukeni
Elementët bazë të veshjes së mirë janë 3: thjeshtësia, shija dhe kujdesi, të cilat janë absolutisht të thjeshta për tu bërë bashkë. Edhe ju shumë shpesh mund të jeni dorëzuar para pasqyrës, dhe nuk keni gjetur dot zgjidhjen.

Dritare.net në këtë artikull ju sjell 10 truke në lidhje me pamjen tuaj, që do ju ndihmojnë të mos bëni më gabimet që ju kanë lodhur deri më tani. Këto janë gabimet e zakonshme në lidhje me pamjen tuaj që lënë përshtypje të keqe, te njerëzit që ju takoni çdo ditë. Por pasi të lexoni këshillat më poshtë do ndiheni më lumtura.

Të veshësh rroba të dala boje, është një JO e madhe

Të gjitha vajzat duan që rrobat të jenë çdo ditë me të njëjtin shkëlqim si ditën e parë kur blihen, por me kalimin e kohës, gjatë larjeve të shpeshta, boja bie, dhe rrobat fillojnë të zbehen. Duken të vjetruara, dhe vërtet bëhen për mos u veshur më. Por mbani mend sepse, kjo gjë vlen për të gjitha rrobat, edhe për ato me ngjyra të errëta. Por dritare.net ju sjell një zgjidhje perfekte për këtë problem. Për rrobat e zeza kini kujdes mos t’i lani asnjëherë me ujë të nxehtë, sepse bën që boja të bjerë. Lani me ujë të ftohtë ose të vakët dhe hidhni pak uthull gjatë larjes.

Rrobat e bardha që asnjëherë nuk ju qëndruan të tilla

Është  e njëjta logjikë  si me rrobat e zeza. Ju kanë lodhur njollat në rrobat e bardha, ngjyra e verdhë apo gri e mbetur në to?

Dritare.net ju ndihmon të shpëtoni njëherë e mirë nga ky problem me rrobat e bardha. Gjithmonë kur do lani rrobat e bardha, në ujë shtoni sodë buke ose limon. Këtë truk bëjeni gjithmonë që në larjen e parë të rrobave të bardha, nëse provoni të lani rrobat  që e kanë marrë ngjyrën e hirtë, dhe nuk zbardhohen, më mirë hidheni poshtë.

Ja si duhet të përvishen mëngët

Kur mëngët e një xhupi, bluze apo një pulovre, gjithmonë ju bënjë dukeni më të rinj, dinamik dhe të çiltër. Nëse deri tani e keni bërë ndoshta në një mënyrë të gabuar, dritare.net do ju mësojë se si ta bëni më mirë. Asnjëherë mos i përveshni mëngët pa hapur kopsat, do jetë më e lehtë për t’i  rregulluar dhe kështu do duken edhe më bukur.

Këto tuta nuk duhen veshur më

Moda e viteve 2000, nuk është më e këshillueshme, edhe nëse ju frymëzoheni kur shikoni këngëtarët tuaj të preferuar, kur performojnë nëpër koncerte. Për ata është shumë normale një veshje e tillë, dhe ta dini se as ata nuk vishen çdo ditë me këto tuta. Nëse ju pëlqen kaq shumë një veshje tillë dritare.net ka menduar diçka të ngjashme, që mund të vishet dhe të dukeni bukur.

Me një bluzë apo kanotiere, këto tuta më shumë sportive mund të jenë të përshtatshme që ju t’i vishni.

Zbokthi në rroba

 Zbokthi është një nga problemet kryesore me të cilin njerëzit përballen edhe sot. Nuk keni pse shqetësoheni dhe stresoheni sepse është diçka që nuk e mundni dot, por në fakt me disa truke të thjeshta edhe mund ta eliminoni.

Dritare.net ju sugjeron që ju të konsultoheni me mjekun, dhe të përdorni vetëm shampot kundër zbokthit të rekomanduara nga mjeku. Për tu dukur mirë, duhet të shmangni rrobat e zeza sepse do ju tradhtojnë para njerëzve kur zbokthi të ketë mbuluar supet tuaja.

Shumë aksesorë

Mos e mbingarkoni pamjen tuaj duke mbajtur shumë aksesorë. Ju mendoni se do ju bëjnë të dukeni tërheqëse, por në fakt  do ju bëjnë më shumë qesharake. Dritare.net ju sugjeron,  se një aksesor më pak, do ju bëjë të dukeni më mahnitëse.

Një mjekër e çrregullt

Edhe burrat ashtu si dhe gratë kanë gjetur sekretet e veta për të mbuluar defektet që kanë në fytyrë. Në këtë  rast, mjekra e çrregullt e bën të duket më i varfër, si një njeri i zakonshëm rrugësh. Merrni edhe sugjerimet e berberit tuaj ku shkoni çdo herë, idetë dhe  mendimet e tij mund t’ju ndihmojnë më shumë.

Pantallonat  e vjetra, nuk ju hijeshojnë

Pantallonat janë ndër veshjet kryesore që vajzat dhe gratë çdo rast gjejnë zgjidhje vetëm te to. Prandaj është e rëndësishme që kur ju të vishni xhinset, duhet ti shikoni mirë nëse janë të duhurat apo jo. Kurrsesi nuk duhet ti vishni nëse janë shumë të përdorura dhe të dëmtuara. Gjithashtu hiqni dorë nga pantallonat me bel  të ulët, së pari nuk do jeni komode, dhe do dukeni keq para të tjerëve.

Hidhni poshtë buzëkuqet  e prishur

Nuk duhet ët përdorni asnjëherë produktet kozmetike të cilat ju ka kaluar data e skadencës. Po të përdorni produkte të skaduara, ju do dukeni të lodhura. Zgjidhja është që të investoni në produktet  kozmetike që përshtaten  me lëkurën  tuaj dhe  gjeni kremin e duhur për të mbuluar rrathët e zinj.

Kushtojini  vëmendje detajeve

Pothuajse të  gjitha vajzave ju ndodh që buzëkuqi t’ju kalojë edhe te dhëmbët, në fustanin që mbani veshur, mund të jetë një vrimë e vogël, apo ju ka mbetur  një copë e vogël ushqimi pasi keni ngrënë drekë. Tani që i zbuluat këto detaje, mos dilni nga shtëpia pa u rregulluar siç duhet./A.C/dritare.net