Na ndiqni edhe në
Desktop - General - 1

Ngjarjet e Ditës

1 vit burg, ish-kryebashkiaku i Përmetit: U dënova për mosbindje

1 vit burg, ish-kryebashkiaku i Përmetit: U dënova për mosbindje

Pas vendimit të Gjykatës së Përmetit që e dënoi më 1 vit burg për shpërdorim detyre, flet ish-kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto Jaçe

Ai thotë se nuk ka shitur asnjë centimetër tokë kur ishte kryebashkiak ndërsa shprehet se do ta apelojë vendimin.

“S’kam shitur asnjë centimetër tokë në mandatit tim. Unë nuk iu binda sistemit dhe ndaj u dënova. Po të isha kryebashkiak, nuk do isha prekur, por ky sistem prek më të dobëtit vendimin e shkallës së parë do ta apeloj. Toka e transferuar nga qeveria bashkisë, e pa hipotekuar, por kjo nuk privon bashkinë ta përdorë. Gjykata ka menduar se çështja ia kalon tymnajave politike”.

Sipas akuzës së prokurorisë, Jaçe ka abuzuar me trojet publike ne qytetin e Përmetit, buzë lumit Vjosa. Ndërsa gjykata e Shkallës së Parë në Përmet e dënoi me 1 vit burg.

All - Paragraf - 4

Gilberto Jace ishte kandidat i socialistëve për një tjetër mandat, në zgjedhjet vendore të qershorit 2015, por nuk mundi të konfirmohej sërish në krye të kësaj bashkie.

Desktop - ArticleEnd - 1