
Zv/ministri hollandez: Shqiptarët s’kanë asnjë shans për azil, qeveria t'i informojë
E Premte 9 Shtator 2016, 15:03
Dritare.net

“Ka njerëz nga Shqipëria që po kërkojnë azil në Holandë. Kjo nuk është e saktë, sepse nuk ka shans për azil. Nuk duhet të vish të kërkosh azil në Holandë dhe po ashtu nuk mund të punosh, kështu s’ka arsye për të kërkuar azil. Për gjithë shqiptarët nuk ka asnjë arsye për të ardhur në Holandë. Po ashtu krijohen pengesa dhe duhet të kthehesh. Po ashtu për 2 vite nuk të lejohet hyrja në Bashkimin Europian. Kjo nuk është gjë e mirë dhe qeveria shqiptare do të jepte ndihmën e saj nëse do t’i këshillonte shtetasit e saj për të mos ardhur këtu,” tha ai.

















