Zjarri përfshin masivin pyjor në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Thursday 27 August 2026, 12:12
Dritare.net

Një situatë alarmante është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një zjarr ka përfshirë masivin pyjor në Qafë Helmes, në fshatin Koçaj. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ah dhe pisha, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit.
Në terren ndodhen punonjës të emergjencave dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Për shkak të përmasave të zjarrit dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, është kërkuar ndërhyrje emergjente nga ajri. Zjarri ishte riaktivizuar mbrëmë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor. Autoritetet vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve./K.C/dritare.net