Zjarret përfshijnë Europën, zjarrfikësit në garë me kohën pranë Madridit dhe Bordosë
Dritare.net

Zjarret masive vijojnë të kërcënojnë zona të ndryshme të Spanjës dhe Francës, ndërsa një tjetër valë të nxehti ka përfshirë rajonin.
Në Madrid, temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, ndërsa në jugperëndim të Francës termometri parashikohet të shënojë deri në 36 gradë.

Në zonat në perëndim të Bordosë, zjarrfikësit kanë raportuar një natë relativisht të qetë. Flakët janë stabilizuar, por situata mbetet ende larg kontrollit të plotë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për frenimin e përhapjes së zjarrit.

Në rajonin e Girondës, ku ndodhet edhe qyteti i Bordosë, zjarret kanë përfshirë më shumë se 42 mijë hektarë tokë dhe kanë shkatërruar rreth 240 banesa.
Ndërkohë, në ditët e fundit, më shumë se 300 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të rrezikut të zjarreve dhe kushteve ekstreme të motit.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet e thata pritet të vështirësojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.