
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh në jug të Spanjës, pranë zonës Los Gallardos, në provincën Almería. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se mes viktimave mund të jenë edhe katër shtetas britanikë, ndërsa identifikimi zyrtar vijon. Trupat e viktimave u gjetën pranë fshatit të vogël Bédar, ndërsa rreth 23 persona rezultojnë ende të zhdukur. Mbi qindra banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, ndërsa qindra forca të emergjencës po punojnë për shuarjen e flakëve.
Kryebashkiaku i qytetit fqinj Antas deklaroi për mediat spanjolle se zjarri është “pothuajse nën kontroll”, por paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse era forcohet sërish.

Zjarri shpërtheu në një periudhë me temperatura ekstreme në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës Jugore, ku një valë e fortë të nxehti ka sjellë temperatura rreth 40 gradë celsius dhe ka favorizuar përhapjen e zjarreve masive.
Një turist britanik, i cili ndodhej me pushime pranë Los Gallardos, e përshkroi situatën si “surreale”, duke treguar se qielli u errësua nga tymi, ndërsa në distancë dukej shkëlqimi i flakëve.
Autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe po punojnë për lokalizimin e plotë të vatrave aktive./dritare.net