Zhdekretimi i datës së zgjedhjeve, Meta letër OSBE-ODIHR

Presidenti i vendit Ilir Meta, i ka dërguar letër OSBE-ODIHR në lidhje me zhdekretimin e dtës së zgjedhjeve.

Letra i është dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Drejtorja e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin, do të jenë të pavlefshme.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.

LEXO DHE :  Edhe Kadri Veseli i PDK bën thirrje për zgjedhje të parkohshme

Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri”, shkruhet ndër të tjera në letër./E.B-dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.