Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Turqi/ Pas Ankarasë dhe Izmirit, Erdogan po humbet edhe Stambollin

Zgjedhjet në Turqi/ Pas Ankarasë dhe Izmirit, Erdogan po humbet edhe
Partia Republikane Popullore (CHP) në Turqi, po kryeson garën për kryetar të bashkisë së Stambollit, përballë kandidatit të partisë në pushtet, AK Parti, ndërkohë që vazhdon procesi i ankesave.

"Aktualisht, Ekrem Imamoğlu, ka 4 milionë e 159 mijë e 650. Ndërsa zotëri Binali (Yıldırım) 4 milionë e 131 mijë e 761 vota të procesuara në sistem. Vazhdon procesi i ankesave", tha për mediat Sadi Güven, kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor,

Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Güven deklaroi se deri më tani 31.186 kuti janë procesuar në sistem, ndërsa 84 kuti janë subjekt i ankesave./E.B-dritare.net