Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Maqedoni/ Zyrtarizohen 45 kryetarë komunash, rivotime në komunat e tjera

Zgjedhjet në Maqedoni/ Zyrtarizohen 45 kryetarë komunash, rivotime

45 komuna u bënë me kryetarë që në raund të parë në zgjedhjet e djeshme lokale, ndërsa në 35 komuna tjera do të ketë raund të dytë më 29 tetor, njofton Zhurnal. LSDM në raundin e parë fitoi në 37 komuna, VMRO-DPMNE në tre, BDI në dy, kandidatë të pavarur në dy, dhe partia e truqve në një komunë.

LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, sipas të dhënave të para jozyrtare të KSHZ-së është fituese apsolute e zgjedhjeve lokale të së dielës. Kjo parti ka njoftuar fitoren në 40 nga gjithsej 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa thuajse në të gjitha të tjerat do të shkojë në balotazh në rrethin e dytë zgjedhor.

LSDM-ja, bazuar në të dhënat e përpunuara ka fituar komunat më të mëdha të vendit, thuajse shumicën e dhjetë komunave të Shkupit, si dhe të qyteteve tjera në Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip e të tjera.

Fitoren në zgjedhje e shpalli Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe njëherësh kryeministër i vendit

“Populli në këto zgjedhje dha mesazhin, se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Zaev.

Njohësit e rrethanave politike shprehen se tanimë Zoran Zaev i ka të gjitha parakushtet për të kërkuar zgjedhje të parakohëshme parlamentare për të forcuar edhe më shumë pozitën e partisë së tij në Kuvend.

Aleanca për Shqiptarët, forca e dytë në kampin politik shqiptar

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të djeshme lokale, tani më forcë e dytë te kampi politik shqiptar është Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, njofton Zhurnal.

Kjo vërehet nga fakti nga rezultatet e publikuara nga KSHZ për këshilltarë komunal, ku Aleanca ka fituar 23% të votave, ndërsa Besa 22% të votave, ndërsa si forcë e parë ende mbetet Bashkimi Demokratik për Integrim me 42% të votave. Po ashtu, Lëvizja Besa nuk ka mundur të shkojë në raundin e dytë për kryetarë komune as në Gostivar, Strugë e Dibër, ku në të njëjtat Aleanca për Shqiptarët është në balotazh me BDI-në.

Paraprake, ja rezultati në komunat shqiptare

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, LSDM udhëheq në 49 komuna, VMRO-DPMNE në 10 komuna, BDI në 12 komuna, ASH në 2 komuna ndërsa kandidatët e partive tjera udhëheqin në komunat e tjera, ku do të shkohet në balotazh.

maqedoni

KSHZ theksoi se deri në orën 1 të mëngjesit janë numëruar dhe përpunuar 60,59 për qind.

Por ja si janë rezultatet në komunat shqiptare:

Komuna e Tetovës:

  1. Teuta Arifi, BDI = 13246
  2. Adnan Neziri, ASH =4862
  3. Goran Manojloski, OBRM-PDUKM = 6456
  4. Bilall Kasami, Lëvizja Besa = 8755
  5. Bardhyl Dauti, PDSH = 4564

Komuna e Gostivarit:

  1. Lenka Jovanoska, PSDM = 208
  2. Shpat Iseini, Koalicioni ASH = 1556
  3. Nevzat Bejta, BDI = 12095
  4. Arben Taravari, ASH = 11600
  5. Dafina Stojanoska, OBRM-PDUKM = 3543
  6. Asaf Ademi, Lëvizja Besa = 3104
  7. Sebajdin Izairi, PDSH = 703

Komuna e Strugës:

  1. Ramis Merko, BDI = 7916
  2. Ziadin Sela, ASH= 9289
  3. Sejad Solakoski, OBRM-PDUKM = 4149
  4. Lavdrim Elmazi, Lëvizja Besa = 1060
  5. Mendi Asani, PDSH = 53
  6. Vasil Ashtalkoski, LSDM = 7140

Komuna e Dibrës:

  1. Shkëlqim Xhafa, Koalicioni ASH = 328
  2. Ruzhdi Lata, BDI = 3419
  3. Arben Agolli, ASH = 2597
  4. Dragan Kllopçevski, OBRM-PDUKM = 685
  5. Xhemail Çupi, Lëvizja Besa = 1271

Komuna e Sarajit:

  1. Blerim Bexhetia, BDI = 7957
  2. Ekrem Alija, ASH = 3175

14. Bashkim Bakiu, Lëvizja Besa = 4578

15. Sefedin Aliu, PDSH = 277

Komuna e Haraçinës:

  1. Isuf Bislimi, BDI = 1.025
  2. Isen Ramadani, ASH = 841
  3. Ali Ismaili, Lëvizja Besa = 272
  4. Milikije Halimi, LSDM = 3.067

Komuna e Bogovinës:

  1. Berzah Bejtulahu, BDI = 3817
  2. Albon Xhemaili, ASH = 3118
  3. Minur Asani, Lëvizja Besa = 2717
  4. Elvir Iseni, PDSH = 1102
  5. Vebi Xhemaili, PPD = 226

Komuna e Tearcës:

  1. Isen Asani, BDI = 2.952
  2. Vojo Gogovski, OBRM-PDUKM = 684
  3. Nevzat Velii, ASH = 1.441
  4. Amir Elezi, Lëvizja Besa = 2.317
  5. Ruhan Ilazi, PDSH = 1.452
  6. Bobi Petrushevski, LSDM = 708

Komuna e Studeniçanit:

  1. Femi Jonuzi, BDI = 1812
  2. Mexhit Imeri, ASH = 172
  3. Rexhep Memeti, Lëvizja Besa = 1968
  4. Azem Sadiki, PDSH = 2875
  5. Akija Mustafovski, LSDM = 1332

Komuna e Zhelinës:

  1. Fatmir Izairi, BDI = 4.009
  2. Reshat Alii, ASH = 668
  3. Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa = 3.979
  4. Sali Ajdini, PDSH = 323.

BDI-ja udhëheq në 12 komuna. Ja renditja e partive të tjera:

Sipas rezultateve fillestare që mbrëmë në konferencë për shtyp i kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatët për kryetar komunash të Bashkimit Demokratik për Integrim prijnë në 12 komuna,

maqedoni

LSDM-së në 49 komuna, VMRO-DPMNE-së në 10 komuna ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe grupeve të votuesve udhëheqin në komunat tjera. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski në konferencë për media, duke kumtuar një pjesë të rezultateve zgjedhore, vlerësoi se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe se në përgjithësi ka pasur ditë të suksesshme zgjedhore. “Gjatë ditës këshillat zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore janë ballafaquar me ndonjë problem teknik, por KSHZ-ja përmes udhëzimeve përkatëse i tejkaloi dhe vlerësoj se në përgjithësi kishim ditë të suksesshme zgjedhore”, tha Çiçakovski. KSHZ-ja në afat prej 12-të orësh pas mbylljes së vendvotimeve duhet t’i jap rezultatet e para./L.P./Dritare.net