
Zbardhet rezoluta e PE për negociatat: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kërkesat
Dritare.net

Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv.
Rezoluta:
Në një rezolutë të miratuar të enjten, Parlamenti Evropian thekson se të dy vendet plotësojnë kërkesat për të filluar negociatat.
Parlamenti shpreh zhgënjim të thellë për dështimin për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në 17-18 tetor.
Eurodeputetët shprehen keqardhje për veprimin e Francës, Danimarkës dhe Hollandës për të bllokuar vendimin dhe thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE për të filluar bisedimet e anëtarësimit.
Duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira bilaterale me vendet e saj fqinje, eurodeputetët gjithashtu mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri./E.B-dritare.net

















