Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasësi shqiptar merr asistencë në Britani si i pafajshëm. Gruaja i zbuloi krimet

Vrasësi shqiptar merr asistencë në Britani si i pafajshëm.
Mediat britanike kanë vendosur në faqet e tyre kryesore foton e një shqiptari duke shtruar pyetjen: Çfarë po ndodh me drejtësinë britanike? Saliman Barci, 41 vjeç, akuzohet për vrasje dhe është dënuar me 25 vjet burg në Shqipëri. Por ai pretendon se është i pafajshëm. Përgjatë vitit të fundit Barci ka qendruar në qendrat e migracionit ku ka marrë edhe asistencë sociale. Ai madje ka marrë të ardhura në betejën e tij kundër ekstradimit.

Por gruaja e tij shqiptare i ka nxjerrë të palarat. Ajo thotë se i shoqi i ka rrëfyer se ka vrarë disa njerëz. Ajo ka deklaruar gjithashtu se i shoqi ka vrarë shumë njerëz në Shqipëri dhe është ndër kriminelët më të frikshëm në vendin e tij.

barci

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në vitin 2009 pa praninë e tij, ai ishte dënuar për vrasjen e dy burrave në Burrel, qytet në veri të Shqipërisë, në korrik të vitit 1997. Sipas dokumenteve gjyqësore shqiptare, treshja e gangsterëve plaçkiti gjashtë milionë lek (rreth 40 mijë euro), por Barci dëshironte të mbante gjitha paratë. Ai vrau dy shokët e tij pasi së bashku shikuan filma të dhunshëm e të përgjakshëm.

Barci i shpëtoi dënimit duke ikur si azilant kosovar në Britaninë e Madhe dhe më vonë fitoi edhe shtetësinë britanike. Kur u pyet se si ia doli që të siguronte azilin në Britani, ai u përgjigj: “Si çdo shqiptar tjetër, mjafton të thoja se jam nga Kosova”.

Shqiptari i dënuar në Shqipëri për vrasje të dyfishtë po lufton kundër ekstradimit, ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bën apel që ai duhet të ekstradohet për kryerjen e dënimit. Daily Mail, ka publikuar apeline ministrit Manjani, që thekson se personi që ka kryer krime duhet të ekstradohet.

saliman-barci