Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vlerëson me titull ambasadoren greke, Meta: Kontribut të çmuar për marrëdhëniet greko-shqiptare

Vlerëson me titull ambasadoren greke, Meta: Kontribut të çmuar
Presidenti i vendit Ilir Meta, ditën e sotme ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”,  Ambasadoren e Republikës Helenike, Eleni Sourani. Ceremonia u zhvillua në ambientet e presidencës. Sourani u dekorua me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona./L.F-dritare.net