
Vladimir Gjuta lirohet nga burgu, gjykata: Nuk vërtetohet dhuna ndaj babait
E Hënë 26 Shtator 2016, 14:02
Dritare.net

Gjuta i arrestuar më parë nga Krimet e Rënda për shkak se dyshohej të kishte vendosur tritolin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, arriti t'i shpëtonte burgimit pasi përsëri akuza nuk mundi të siguronte prova.
Gjyqtari Astrit Faqolli urdhëroi lirimin nga paraburgimi, me argumentin se Gjuta vuan nga probleme mendore.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një feste familjare, kohë në të cilën Gjuta ishte nën 'arrest shtëpie', familjarët lajmëruan policinë për të shmangur ndonjë incident.
Babai i tij, Ferit Gjuta tha më herët se nuk ishte dhunuar nga i biri dhe nuk kërkoi 'urdhër mbrojtje'.

















