
Vjen nga Austria në Prishtinë për pushime, zhduket 15-vjeçarja. Familja kërkon ndihmë!
E Premte 3 Janar 2020, 15:03
Dritare.net

“Herën e fundit që dikush e ka parë ka qenë afër diskotekës “Maroon” rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Na kanë thënë se e kanë marrë me dhunë, por nuk e di sa mund të jetë e vërtetë. Ajo me familje ka ardhur për pushime nga Austria pak ditë më parë”, ka thënë një familjare për Indeksonline.
Familjarët kanë lënë një numër kontaktues të telefonit dhe luten që të njoftohen në rast se dikush ka informacion për Erisa Zagorin, 15- vjeçaren e zhdukur./indeksonline

















