
Vizë turistike në SHBA? Ambasada jep këshillat!
Dritare.net

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se nëse një shtetas shqiptar përfiton vizë turistike në SHBA, me të nuk mund as të punojë dhe as të studiojë.
Ambasada shkruan se mund t’i drejtoheni asaj për çdo pyetje të mundshme në lidhje me vizën tuaj turistike.
“ Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh. Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj. #pyetanen”-shkruan ambasada./ I.M-Dritare.net
https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156602789355838/?type=3&theater

















