Video/ Ulërima e të bërtitura, qytetari i shkon në zyrë zyrtarit të Kadastrës: Ma shite shtëpinë

Një qytetar i Vlorës ka denoncuar përmes një video në “BalkanWeb nëndrejtorin e dorëhequr të kadastrës së Vlorës Klodian  Troci, ndërsa e akuzon atë se i ka shitur shtëpinë në bashkëpunim me një firmë.

Ky është momenti kur qytetari hyn në zyrën e nëndrejtorit të dorëhequr të kadastrës Klodian Troci dhe bisedon ashpër më te duke etiketuar atë si “hajdut dhe huligan”.

i thekson se ai i ka shitur shtëpinë duke i dhënë një shtëpi të pabanueshme, pa dyer dhe pa dritare duke bashkëpunuar ngushtë  me një firmë. Vlonjati thekson se ka ngelur për katër vite nëpër gjyqe, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon ndihmë për të tejkaluar këtë situatë dhe të merren masa urgjente ndaj shkelësve të ligjit.

Qytetari thekson se nëndrejtori, i cili u shkarkua nga detyra vijon të bëjë rezistencë dhe nuk pranon të dalë nga zyra e Kadastrës. Kjo video është regjistruar vetëm pak kohë më parë, kur Troci mbante postin e drejtorit në Kadastrën e qytetit të Vlorës.

Biseda e zbardhur mes qytetarit dhe nëndrejtorit të Kadastrës:

Qytetari: Ka 15 ditë që ka ardhur shkresa, pse nuk e ke liruar? Është zyra e shtetit kjo, nuk është zyra jote.

LEXO DHE :  Rriten temperaturat, ja si do të jetë moti sot!

Nëndrejtori flet me kufje ne tel: Lidhu me Tanin dhe shko tek Spitali amerikan

Qytetari: Të vete të marrë kredi, e ke liruar…?

Nëndrejtori: Jo

Qytetari: E ke liruar?

Nëndrejtori: I kemi dërguar shkresën zyrës qendrore.

Qytetari: Edi Rama e dëgjon këtë oligark. Më ka shitur shtëpinë, më ka dhënë një hipotekë të tjetrit. Ky është një huligan që nuk dëgjon njeri. More vesh. Ka pesë muaj që më ka bllokuar pronën edhe më ka shitur pronën në bashkëpunim me firmën. Ky është një hajdut, është një kriminel. Edi Rama do marrësh masa për këtë, për këtë huligan. Ti je njëri i poshtër! Kjo zyra është zyrë e shtetit, nuk është e jotja. Ti je kriminel dhe je hajdut! Më kë shitur shtëpinë dhe më kë dhënë një shtëpi të pabanueshme. Ky mashtron, është mashtrues… Ky më ka dhënë një shtëpi të pabanueshme pa dyer dhe pa dritare dhe ma mban pronën të bllokuar dhe kam katër vite që bredh gjyqeve për këtë maskara. Zoti kryeministër shumë faleminderit, do ma zgjidhësh këtë problem me këta hajdutër?/ I.M-BW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.