
Video/ Starton ndeshja e parë në Arenën Kombëtare
E Diel 10 Nëntor 2019, 19:07
Dritare.net

Përballja e kampionatit kombëtar për femra mes Vllaznisë dhe Apolonisë, ka shërbyer si një provë për stadiumin, ndërsa ndeshja zyrtare e parë do të luhet me datën 17 në përballjen mes Shqipërisë dhe Francës.
Të pranishëm përveç specialistëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, në ndeshjen e femrave, kanë qenë edhe inspektorët e UEFA-s, që kanë testuar të gjitha sistemet.
Arena Kombëtare, ka një kapacitet prej afro 22 mijë vendesh, ndërsa ka kushtuar 75 milion euro./ I.M-Dritare.net

















