Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rreng një të pastrehu, burg për blogerin dhe bllokim të kanalit deri në vitin 2024

Video/ Rreng një të pastrehu, burg për blogerin dhe bllokim
Një bloger Youtube që i bëri rreng një burri të pastrehë duke i dhënë një biskotë Oreo të mbushur me pastë dhëmbësh, u dënua me 15 muaj burg dhe mbyllje të kanalit në Youtube me detyrimin që mos të postojë asnjë video deri në vitin 2024.

Kanghua Ren nga Spanja, i njohur si Reset nga videot në Youtube, shkeli integritetin moral të viktimës së tij në vitin 2017 dhe tashmë përpos dënimit që do të kryejë duhet të dëmshpërblejë burrin e pastrehë me 20 mijë euro.

Ren nuk ka gjasa të shkojë në burg pasi gjykatat spanjolle zakonisht pezullojnë dënimet nën dy vjet për shkelësit që janë shpallur fajtorë për kryerjen e krimeve jo të dhunshme për herë të parë./e.k-Dritare.net