Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si është situata e zjarreve në vend! Çfarë paralajmëron IGJEUM!

Si është situata e zjarreve në vend! Çfarë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në disa bashki të vendit, ku 2 prej tyre mbeten ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Zjarret janë përhapur në bashkitë: Bulqizë, Dibër, Rrogozhinë, Përmet, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kuçovë, Berat, Librazhd, Fier dhe Malësi e Madhe.

Vatrat aktive:
Dibër: Në zonën “Liqeni i Luleve” në Parkun Kombëtar të Lurës janë përfshirë rreth 30 ha pyje me pisha dhe livadhe. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse, pyjore, bashkiake, Forcat e Armatosura dhe një helikopter Cougar.
Rrogozhinë: Në fshatin Zambish, zjarri u përhap në disa fshatra për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Po vijon puna për shuarjen e plotë.
Nën monitorim:
Kurbin (Lezhë): Në kufirin midis Skuraj dhe Gallatë janë djegur rreth 23 ha shkurre, ndërsa vatra po monitorohet nga strukturat vendore.
Librazhd (Elbasan): Në zonën “Mal Plak” zjarri ka intensitet të ulët dhe është nën kontroll.
Në total janë djegur rreth 79 hektarë kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre. Në një rast në Mirditë, zjarri përfshiu një banesë private ku u dëmtua kuzhina dhe salloni.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë:

268 forca operacionale
26 automjete zjarrfikëse
60 efektivë të Forcave të Armatosura
2 helikopterë Cougar


Paralajmërimi i autoriteteve:
Sipas IGJEUM, rreziku për zjarre në pyje për sot është:

"I LARTË" në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat
"I MODERUAR" në qarqet e tjera
Rrezik i lokalizuar “i lartë” në jug të Shkodrës dhe verilindje të Durrësit
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarr. Në rast zjarri, duhet njoftuar menjëherë shërbimi zjarrfikës./K.C/dritare.net