
Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas të dhënave të Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ka ndodhur në orën 11:57 me orën lokale (09:57 UTC) dhe ka pasur një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 4 kilometra në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 kilometra nën sipërfaqe.
Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por fatmirësisht nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë të ulët, i cili nuk ka shkaktuar shqetësime të mëdha për sigurinë publike./K.C/dritare.net

















