Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ledri Vula zbulon arsyen e ndarjes nga Sara Hoxha

Ledri Vula zbulon arsyen e ndarjes nga Sara Hoxha

Në një intervistë për podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes nga ish-partnerja e tij Sara Hoxha.

Sipas tij, ishte pikërisht distanca ajo që ndikoi më shumë në përfundimin e marrëdhënies.

“Puna e Sarës ka qenë në Tiranë, puna jeme ka qenë në Kosovë dhe diasporë dhe kjo ka krijuar një distancë dhe i ka ftoh raportet. Distanca e bëri ndarjen më të lehtë”, u shpreh Ledri, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk ishte rezultat i ndonjë konflikti, por thjesht i kushteve që i ndanë gradualisht.

Ledri shtoi se pavarësisht ndarjes apo çfarë përflitet në publik, raportet me Sarën i ka shumë të mira.

Gjatë bisedës, reperi u ndal edhe te lidhja e Sarës me Erik Fullanin.

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi,” tha ai./K.C/dritare.net