
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të
Dritare.net
Deputetët nuk e kanë konstituuar Kuvendin as pas 46 përpjekjeve. Edhe këtë të diel, deputetët kanë dështuar që ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit. Në sallë ishin 82 deputetë. Prej tyre, 43 votuan për asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Seanca e radhës do të mbahet të martën nga ora 11:00.
Pati disa fjalime nga deputetët e opozitës para se të dështonte seanca e sotme.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka dashur të mbajë një fjalim porse kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari nuk e ka lejuar, duke insistuar.
Njëjtë ka ndodhur edhe me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, e po ashtu edhe me deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj. Të gjithë këta deputetë i kanë kërkuar Deharit t’i kthehet rendit të ditës.
Njëjtë si seancave të fundit, opozita e deritashme ka vazhduar të mbajë fjalime në sallë, pasi ka përfunduar seanca./KohaDitore

















