Asnjëherë mos i lini sendet personale, pa i siguruar mirë diku. E dimë të gjithë se ka plot persona të ligë, të gatshëm për t’i marrë ato, në momentin që ne nuk e kemi mendjen. Kjo është ajo që i ka ndodhur dy vajzave në një plazh në qarkun e Devon, në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kishin hapur kamerën e celularit, ndërsa ishin duke bërë disa ushtrime fizike, kur në moment shfaqet një pulëbardhë, e cila i afrohet me kujdes ‘presë’ së saj, e bindur se kjo taktikë nuk do të binte në sy, dhe vjedh celularin. Vajzat e panë këtë skenë dhe vrapuan menjëherë pas pulëbardhës, e cila e lëshoi nga goja celularin dhe hapi krahët në fluturim. Herë tjetër, bëni kujdes edhe ju./dritare.net