Na ndiqni edhe në

Bota

Tronditet qeveria e Starmer. Dorëheqje nëpër ministri, 60 deputetë kërkojnë largimin e tij

Tronditet qeveria e Starmer. Dorëheqje nëpër ministri, 60

Katër ndihmës të ministrave të qeverisë britanike kanë dhënë dorëheqje, ndërsa presioni ndaj kryeministrit Keir Starmer po rritet ndjeshëm brenda Partisë Laburiste, ku tashmë 60 deputetë kërkojnë publikisht dorëheqjen e tij ose vendosjen e një afati për largim.

Së fundmi, deputetja laburiste Melanie Ward dha dorëheqjen nga posti i saj si ndihmëse e zëvendëskryeministrit David Lammy. Në një deklaratë në rrjetin “X”, ajo tha se Starmer ka bërë “punë të rëndësishme” si kryeministër, por shtoi se mesazhi i zgjedhjeve të fundit është i qartë dhe se ai “nuk gëzon më besimin e publikut për të udhëhequr ndryshimin e nevojshëm”.

Ward bëri thirrje për dorëheqjen e Starmer dhe për një “proces të shpejtë” për zgjedhjen e një pasardhësi.

Ndërkohë, sipas përllogaritjeve të BBC-së, numri i deputetëve laburistë që kanë kërkuar publikisht largimin e kryeministrit ka arritur në 60, duke e thelluar krizën brenda partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit.

Starmer deri tani ka refuzuar thirrjet për dorëheqje, ndërsa tensionet brenda Laburistëve vijojnë të rriten./K.C/dritare.net