Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Babai i Ervis Martinajt: Në SPAK thashë gjithçka për zhdukjen e djalit tim, edhe kush e vrau

Babai i Ervis Martinajt: Në SPAK thashë gjithçka për

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj, është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet me pronat e djalit të tij.

Seanca gjyqësore është shtyrë sërish, këtë herë për shkak të mungesës së dy avokatëve të çështjes. Pas daljes nga gjykata, Mustafa Martinaj ka deklaruar se nuk ka asnjë zhvillim konkret nga autoritetet lidhur me zbardhjen e fatit të djalit të tij të zhdukur, Ervis Martinaj.

“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, është shprehur ai para mediave.

Sipas tij, në moszbardhjen e ngjarjes janë të përfshirë edhe drejtues të policisë në vitet e fundit. Ai pretendon se ka dhënë dëshmi edhe pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), por nuk ka pasur hetime të mëtejshme.

“I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, tha Mustafa Martinaj.

Çështja e Ervis Martinaj vijon të mbetet e pazbardhur, ndërsa hetimet dhe procedurat ligjore për asetet dhe pronat e lidhura me të janë ende në proces./K.C/dritare.net