Digicom sjell për herë të parë në Shqipëri eksperiencën Mesh Wi-Fi në shtëpinë tuaj!
Dritare.net

Sot, interneti është bërë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme në çdo familje, nga puna dhe mësimi online, te argëtimi, komunikimi dhe pajisjet smart që përdorim çdo ditë. Për këtë arsye, një lidhje interneti e qëndrueshme dhe me shpejtësi të lartë nuk është më luks, por një domosdoshmëri. Megjithatë, zonat pa sinjal, ndërprerjet e lidhjes dhe dobësimi i internetit nga një ambient në tjetrin vazhdojnë të jenë ndër sfidat më të zakonshme për shumë familje.
Për t’i dhënë zgjidhje këtyre problematikave, Digicom sjell për herë të parë në tregun shqiptar teknologjinë Mesh Wi-Fi, një zgjidhje moderne e bazuar në standardin Wi-Fi 6 dhe e suportuar nga pajisjet Nokia Beacon 3.1. Kjo teknologji garanton mbulim të plotë në çdo cep të shtëpisë, performancë të lartë dhe një eksperiencë interneti të qëndrueshme për çdo pajisje dhe përdorues.
Si funksionon Mesh Wi-Fi?
Mesh Wi-Fi krijon një rrjet të vetëm dhe të unifikuar në të gjithë shtëpinë, duke siguruar që pajisjet tuaja të jenë gjithmonë të lidhura me sinjalin më të fortë. Ndryshe nga ruterët tradicionalë, nuk ka nevojë për konfigurime manuale apo ndërhyrje teknike, dhe eliminohen zonat pa mbulim.
Falë teknologjisë Wi-Fi EasyMesh™, rrjeti mund të zgjerohet lehtësisht në çdo moment duke shtuar pajisje të tjera, të cilat integrohen automatikisht dhe funksionojnë si një sistem i vetëm inteligjent.
Çfarë përfitoni nga Mesh Wi-Fi i Digicom?
Mbulim i plotë Wi-Fi në çdo ambient të shtëpisë
Lidhje e pandërprerë gjatë lëvizjes nga një dhomë në tjetrën
Shpejtësi dhe stabilitet maksimal me teknologjinë Wi-Fi 6
Performancë optimale edhe me shumë pajisje të lidhura njëkohësisht
Zgjerim fleksibël i rrjetit sipas nevojës
Digicom nuk ofron vetëm internet të shpejtë, por një eksperiencë të re lidhjeje, të përshtatur me mënyrën moderne të jetesës. Mesh Wi-Fi është hapi i radhës drejt një shtëpie plotësisht të lidhur, pa ndërprerje dhe pa kufizime.
Digicom Wi-Fi që nuk njeh mure as kufij.