Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blendi Gonxhja inspekton Jalën dhe Dhërmiun në prag të sezonit turistik

Blendi Gonxhja inspekton Jalën dhe Dhërmiun në prag të

Ministri Blendi Gonxhja ka inspektuar plazhet e Jalës dhe Dhërmit në prag të nisjes së sezonit veror, duke theksuar se në këto zona ka ende punë dhe sistemime që duhet të përfundojnë nga subjektet private dhe institucionet vendore për të garantuar standarde sa më të mira për pushuesit.

Blendi Gonxhja inspekton Jalën dhe Dhërmiun në prag të

Gjatë inspektimit, Gonxhja u shpreh se synimi është krijimi i një ambienti të pastër, funksional dhe estetikisht të rregullt përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Blendi Gonxhja inspekton Jalën dhe Dhërmiun në prag të

Ai tha se në fokus të organeve të inspektimit, AKB-së, bashkive, policisë dhe strukturave kufitare janë stacionet e plazhit, mjetet lundruese, molet dhe pontilet, plazhet publike dhe ato të menaxhuara, si edhe strukturat akomoduese dhe subjektet që ofrojnë shërbime turistike.

Blendi Gonxhja inspekton Jalën dhe Dhërmiun në prag të

Ministri bëri të ditur se procesi i aplikimeve për stacionet e plazhit është drejt përfundimit, ndërsa po punohet për përpunimin e kontratave të reja të miratuara për vitin 2026 dhe vitet në vijim.

Blendi Gonxhja inspekton Jalën dhe Dhërmiun në prag të

Sipas tij, institucionet janë duke koordinuar angazhimin për pastrimin e bregdetit dhe formalizimin e aktiviteteve turistike në të gjithë zonën bregdetare të vendit./L.F-dritare.net