Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zv/kryeministrja Albana Koçiu nga Saranda: Ja masat për sezonin turistik!

Zv/kryeministrja Albana Koçiu nga Saranda: Ja masat për sezonin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu nga Sarandë prezantoi planin e masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm në të gjithë vendin.

Koçiu deklaroi se në Portin e Sarandës janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e fluksit të turistëve, lehtësimin e lëvizjes, shmangien e vonesave dhe garantimin e sigurisë maksimale gjatë sezonit veror.

Sipas saj, megjithëse numri i turistëve është dyfishuar dhe trefishuar gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria ka arritur të shmangë problematikat me radhët dhe menaxhimin e kufirit, edhe në një kohë kur sistemi i ri europian i kontrollit kufitar ka krijuar vonesa në vendet e Bashkimit Europian.

Zv/kryeministrja Albana Koçiu nga Saranda: Ja masat për sezonin

Koçiu bëri të ditur se masat përfshijnë shtimin e sporteleve dhe personelit në pikat kufitare, përmirësimin e sinjalistikës rrugore, caktimin e kalatave të dedikuara për anijet turistike, lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar dhe patrullimin e vazhdueshëm të hapësirave bregdetare për garantimin e sigurisë në det.

Ajo shtoi se Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikëseve është në gatishmëri për përballimin e rasteve të zjarreve, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Urgjencës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë zgjeruar programin e qendrave shëndetësore verore.

Zëvendëskryeministrja njoftoi gjithashtu se sistemi elektronik e-Gate, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, do të aplikohet së shpejti edhe në portet e Sarandës dhe Durrësit për të reduktuar kohën e kalimit kufitar./L.F-dritare.net