Video/ Momenti kur arrestohet vrasësi i turistit francez!
Tuesday 18 August 2026, 11:11
Dritare.net

Policia ka dhënë detaje të reja nga arrestimi i Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të dyshuar për vrasjen me thikë të 20-vjeçarit francez në Ksamil.
Pas rreth pesë orësh arrati, Vata u lokalizua në Levan, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që po udhëtonte drejt zonës.
Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një 31-vjeçare turke, ndërsa në të ndodhej edhe një 38-vjeçar, gjithashtu shtetas turk.
Të tre personat u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të vrasjes së të riut francez dhe për të zbardhur dinamikën e konfliktit që i parapriu ngjarjes./K.C/dritare.net

