Video/ Martohet vajza e Stefi Priftit

 

Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti, ka martuar vajzën e tij të madhe, Marian.

Ka qenë xhaxhai i saj, Endri Prifti që ka publikuar në facebookun e tij momente nga dasma madhështore.

Siç mund ta shihni dhe në video, Maria mban veshur një fustan nusërie, mjaft të bukur.

“Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti, dhe dhëndri ynë, Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba. Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them se nuk është aq e lehtë…

Por, jeta kështu është.. Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por vjen princi i kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi! Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht.

LEXO DHE :  Ndeshja Milan-Inter, fitojnë zikaltrit

I falënderoj të gjithë njerëzit për urimet! Falënderoj edhe të gjithë miqtë dhe kompanitë e biznesit të dasmave për dhuratat dhe vlerësimin që më kanë bërë. Vetëm falë tyre, unë dhe familjet tona do të kemi mundësinë të realizojmë një dasmë dinjitoze. Zoti para!” shkruante Stefi i emocionuar, një ditë më parë./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.