Video/ Incidenti mes anijeve luftarake amerikane e ruse që për pak sa nuk filloi luftën

Një incident mes dy anijeve luftarake ruse dhe amerikane ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare. Dy anijet për pak sa nuk u përplasën në Detin e Kinës Lindore.

Flota Ruse e Paqësorit ka deklaruar se kryqëzori amerikan, ‘USS Chancellorsville’ kaloi vetëm 50 metra përpara destrojerit ‘Admiral Vinogradov’ në orën 6:35 të mëngjesit dhe se ata u detyruan të bëjnë një manovër emergjence për të shmangur anijen amerikane.

Ndërkohë forcat amerikane fajësojnë rusët, duke thënë se anija e tyre u tregua e papërgjegjshme.

Komandanti i Flotës së Shtatë Amerikane, Clayton Doss tha se rusët u treguan të pakujdesshëm dhe joprofesionistë.

LEXO DHE :  Përdhosën bustin e Françesk Radit te Liqeni, reagon ashpër Elton Deda

“Destrojeri i tyre bëri një manovër të rrezikshme dhe të pasigurt. Pretendimet ruse janë propagandë. Destrojeri ‘Admiral Vinogradov’ u afrua deri në 15 metra kryqëzorit amerikan”, u shpreh komandanti Doss.

BBC raporton se këto incidentet janë të zakonshme në Detin e Zi, që Moska e sheh si territorin e saj.

“Të tilla incidente mes SHBA dhe Rusisë nuk janë të zakonshme në ujërat e Paqësorit, ku tensionet janë kryesisht mes anijeve ose avionëve amerikanë dhe kinezë. Por, kudo që ndodh kjo, të tilla manovra janë të rrezikshme dhe të panevojshme,” shkruan BBC./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.