Vettingu/ Manjani: Vendime selektive. Visha: Po jep frytet 

Pasi ka ndjekur në distancë gjashtë seancat e deritanishme publike ndaj njerëzve të drejtësisë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mendon se vettingu po jep vendime selektive dhe nga trupa që kanë konflikt interesi.

“Seancat janë maskaradë! Janë si gjyqet që e nisen si në kohën e Enver Hoxhës. Nuk mund t ëbëhet vetting vetëm në një komponent. Duhet të bëhen me dyer të mbyllura. Nuk ishte qëllimi i vettinguttë ngrinte një ILDKP të dytë. Ne e kemi një ILDKP, s’mund të flitet vetëm për pasurinë, por janë tre komponente, janë pastërtia e figurës dhe aftësia profesionale.”, thotë Ylli Manjani.

Të kundërtën mendon kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë.

“Vettingu i ka dhënë frutet e para për aq kohë se edhe institucionet vetë kanë filluar të japin efektet e para duke i dhënë të drejtën qytetarit, të pandehurit, paditësit. Aktualisht kemi një zgjim të gjyqësorit dhe prokurorisë, pavarësisht problemeve të shumta që kanë”, deklaron Saimir Visha.

LEXO DHE :  Ligji i ri/ Bizneset të punësojnë persona me aftësi ndryshe!

Por, nga ana e tij Manjani shikon përtej panoramës së sotme. Ai nuk ka shpresë se me këto ritme të vettingut mund të duket në horizont ngritja e Strukturës së Posaçme antiKorrupsion dhe e Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Seancat e parë dëgjimore ndaj gati 800 përfaqësuesve të gjyqësorit ka nisur në datën 21 mars. Deri më tani kanë dalë para KPK gjashtë gjyqtarë e prokurorë. /TCH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.