
Vetëvritet në Tiranë, menaxheri i Regency Casino. Fjalët e fundit para vdekjes
Dritare.net

Jim Backlund, 40-vjeçar dyshohet të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë në pallatin ku banonte së bashku me familjen e tij në Tiranë.
Suedezi Jim Backlund ishte i martuar me grua shqiptare dhe kanë një fëmijë të vogël.
Backlund u gjet i pajetë nga policia e Tiranës, e cila thotë se ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ka dyshime që para këtij veprimi suedezi të ketë konsumuar lëndë narkotike. Kjo, pasi në disa pjata në banesën e tij janë gjetur gjurmë kokaine.
Ndërkaq në FB, postimi i fundit që ka bërë Jim Backlund mbrëmë është "Silence like a cancer grows" (Heshtja përhapet si kanceri). Ndërsa para këtij mesazhi ai ka publikuar videon më lart./dritare.net

















