Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ushqimet që duhet të përdorni nëse vuani arterioskleroza

Ushqimet që duhet të përdorni nëse vuani arterioskleroza

Arterioskleroza është një ndër sëmundjet më të përhapura, por njëkohësisht edhe një ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë.

Është një sëmundje e enëve të gjakut që sjell ngushtimin e arterieve dhe redukton transportin e gjakut në organe jetësore të tilla si zemra, truri dhe zorrët.

Të ushqyerit shëndetshëm mund të parandalojë shfaqjen e arteriosklerozës. Për këtë arsye është mirë të konsumoni një shportë ushqimore ku të mos mungojnë produktet e mëposhtme.

Hudhra: Hudhra është padyshim ushqimi më i mirë për të pastruar arteriet dhe për të reduktuar kolesterolin e keq. Është e pasur me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale që forcojnë sistemin imunitar dhe pastrojnë venat.

Tërshëra: Tërshëra është shumë e pasur me fibra. Ajo arrin të absorbojë peshën e saj deri në 7 herë në ujë. Konsumi i ëprditshëm i tërshërës ul mundësinë e prekjes nga problemet kardiake.

Lëngu i shegës: Lëngu i shegës përmban më shumë okisdantë se çdo lëng tjetër natyral. Pengon veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe redukton yndyrën që vesh arteriet.

Molla: Molla ka një fibër shumë të rëndësishme në përmbajtjen e saj, të quajtur pektinë. Pektina arrin të ulë kolesterolin e keq në gjak. Molla përmban gjithashtu flavonoide që ul rrezikun prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Peshku: Peshku është i pasur me acid yndyror Omega-3. Acidet yndyrore Omeg- 3 janë acide yndyrore

Kurkuma : Kurkuma përmban një substancë të quajtur kurkuminë. Studimet e ndryshme kanë treguar se kurkumina ka një efekt mbrojtës për zemrën dhe pengon oksidimin e venave.

Spinaqi: Spinaqi është shumë i njohur për vetitë e tij pozitive në organizëm. Përmban vitaminë A dhe C dhe arrin të reduktojë kolesterolin e keq në gjak, si dhe të mbrojë zemrën.