Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Urrejtja shet! Yuval Noah Harari: Si funksionojnë algoritmet e rrjeteve sociale!

Urrejtja shet! Yuval Noah Harari: Si funksionojnë algoritmet e rrjeteve

"Urrejtja, frika dhe zemërimi janë jashtëzakonisht angazhuese”. Është kjo një prej ideve që përcjell historiani dhe autori i njohur Yuval Noah Harari në një video të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Sipas Hararit, këto algoritme nuk janë krijuar me synimin për të nxjerrë në pah të vërtetën apo për të krijuar besim, por për të rritur sa më shumë angazhimin e përdoruesve. Për këtë arsye, ato favorizojnë përmbajtje që shkaktojnë reagime të forta emocionale, veçanërisht frikë, urrejtje, zemërim dhe lakmi.


"Algoritmet e rrjeteve sociale iu dha si objektiv jo krijimi i besimitjoi krijimi i së vërtetës, p[or krijimi i angazhimit. Objektivi që iu dha algoritmit të Facebook-ut, algoritmit të X-it, Tik-tokut është të rritet ndërveprimi i përdoruesve. Dhe kjo tingëllon bukur. ‘Angazhim’ duket si diçka e mirë, por ajo që do të thotë në të vërtetë është se algoritmet eksperimentuan mbi miliona e miliarda njerëz si mbi kavie njerëzore për të parë si t’i bëjmë njerëzit më të angazhuar, si t’i bëjmë njerëzit të kalojnë më shumë kohë në platformë dhe të reagojnë më shumë ndaj saj, për shembull të ndajnë përmbajtjen me miqtë e tyre, dhe zbuluan se mënyra më e lehtë për t’i bërë njerëzit të angazhohen është të shtypësh butonin e urrejtjes ose butonin e lakmisë ose butonin e frikës në mendjen e tyre ,në mendjen njerëzore, sepse urrejtja është jashtëzakonisht angazhuese, frika është jashtëzakonisht angazhuese. Nëse diçka kërcënon jetën tënde, menjëherë je i angazhuar, dhe kështu ata e kanë përmbytur botën. Me urrejtje, frikë, zemërim dhe lakmi. Sot jetojmë në një botë hiper të angazhuar. ‘Angazhimi është kushëri i afërt me një fjalë tjetër që sot është bërë shumë dominuese që është ‘eksitimi’ që në thelb do të thotë që sistemi yt nervor është vazhdimisht në një nivel shumë të lartë aktivizimi. Natyrisht eksitomi është i mirë në situata të caktuara deri në një farë mase, ashtu si edhe angazhimi është i mirë në situata të caktuara por biologjikisht një organizëm që qëndron i eksituar gjatë gjithë kohës në fund organizmi shembet dhe vdes. Nuk jemi ndërtuar për të qenë gjatë gjithë kohës të eksituar. Unë do të doja të takoja njerëz që më bëjnë të ndihem i qetë, jo domosdoshmërisht të eksituar. Pastaj shikon politikën amerikane, atë izraelite apo thjesht gjithë botën. E gjithë bota është tepër e eksituar” thotë Harari./K:C./dritare.net