Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Unë, shqiptari që votova Partinë e Kanabisit, në Londër!

Unë, shqiptari që votova Partinë e Kanabisit, në
Unë jam Ervini, një i ri me profesionin Inxhinier Elektrik në hekurudhat e Britanisë. Jetoj në Londër që nga viti 1999. Zgjedhjet bashkiake në Londër sollën një londinez me origjinë të prindërve nga Pakistani. Personalisht kam votuar kundër tij.

Arsyet janë të shumta, por asnjëherë  se kush është Sadiq Khan, origjina apo feja e tij. Unë kam votuar një parti që quhet Cannabis Safer Than Alcohol (Kanabisi me i sigurt se alkooli). Kur mora fletët e votimit, në të pashë foton e kanabisit, për një moment u shtanga dhe u hutova. Pashë rreth e rrotull duke menduar se mos ishte ndonjë kamerë e fshehtë. Personi që asistonte aty më ndihmoi duke më thënë është parti e regjistruar.

Në dhomën e fshehtë votova Partinë e Kanabis dhe si parti të dytë për Asamblenë e Londrës votova UKIP, një parti e djathtë që për shkak të injorancës, shumë njerëz e quajnë parti raciste. Ku në të njëjtën kohë racizmi ndalohet me ligj në manifestimin e kësaj partie.

Tani, po tregoj arsyet që nuk votova Khan.

Nuk votova Khan, sepse është Laburist,  një Parti që aktualisht është një parti e pa orientuar, një parti e ndarë dhe me një drejtues të vjetër në kohë dhe mendime. Një parti që personalisht nuk kam parë asnjë të mirë nga ajo edhe kur kanë qenë në pushtet.

Khan është një politikan që mua si jo votues të laburistëve më ka quajtur bastard.(http://www.standard.co.uk/news/politics/sadiq-khan-labour-mp-brands-voters-bastards-after-ed-milibands-election-defeat-10266966.html)

Pra, nuk mund të votoj një njeri që më quan bastard, sepse unë ushtroj të drejtën time demokratike, votën e lirë. Është një politikan që në bazë të origjinës së tij ai mban lidhje me njerëz të ekstremeve fetare, duke i mbajtur dhe në tribuna apo takime. Është një politikan i cili ka thënë se nuk do të lejojë rritjen e biletave të transportit publik, por pa thënë se ku do t’i gjejë lekët për të mbuluar kostot humbëse të transportit publik në Londër.

Unë vetë punoj në transportin publik të Londrës dhe Kombëtar të Britanisë dhe biletat kanë një rritje vjetore shumë të vogël, për arsye të rritjes së popullsisë që përdor transportin publik dhe si rrjedhojë duhet rritje e flotës që përdoret për transportin publik.

Pra, ai nuk qartësoi se ku do i gjejë paratë për këtë, gjë që unë e quaj mashtrim elektoral.  Khan u zgjodh vetëm për një arsye. Londra popullohet nga banorë emigrantë dhe të hua. Anglezët në censusin e fundit ishin në minorancë c'ka pritej që një i huaj të zgjidhej. Dhe duke qenë se laburistët po humbnin ne të gjitha votimet, këto 6 vitet e fundit u duhej një fitore në Londër duke përdorur për taktikë, vendosjen e një kandidati me origjinë të huaj që të merrnin votat. Thjeshtë politikë dhe një taktikë që vleu në momentin e duhur dhe në vendin e duhur. /dritare.net

Tregomë historinë tënde në [email protected]